Komuna e Prizrenit shpërfill Ligjin për qasje në dokumente publike

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Organizata joqeveritare, EC Ma Ndryshe, ka akuzuar Komunën e Prizrenit për mosrespektim të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike meqë një kërkesë e saj për qasjen në një vendim të Qeverisë lokale ka mbetur pa përgjigje.

Kjo organizatë ka theksuar se kjo praktikë bie ndesh me zotimet e Qeverisë komunale të Prizrenit për transparencë radikale dhe shkel standardet e llogaridhënies ndaj publikut. Madje, ka shtuar se zvarritja e përgjigjes ndaj kësaj kërkese për qasje në dokumentin publik ngjall dyshime për parregullsi në procesin e zëvendësimit të një anëtari të Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve të OJQ-ve për mbështetje financiare sipas thirrjes publike nga fushat e turizmit dhe zhvillimit ekonomik në Komunën e Prizrenit për vitin 2019, shkruan sot Koha Ditore.

“Qeveria komunale e Prizrenit nuk është duke i respektuar dispozitat ligjore për qasje në dokumente publike në rastin e kërkesës së OJQ-së EC Ma Ndryshe, lidhur me emërimin, përkatësisht zëvendësimin e një anëtari të Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve të OJQ-ve për mbështetje financiare publike sipas thirrjes publike nga fushat e turizmit dhe zhvillimit ekonomik në Komunën e Prizrenit për vitin 2019”, thuhet në reagimin e EC-it. Tutje aty shpjegohet se EC nga fundi i muajit korrik ka kërkuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik vendimin për zëvendësimin e një anëtari të këtij Komisioni, me saktësisht të drejtorit ekzekutiv të EC-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme