Komuna e Rahovecit, përkatësisht Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me qytetar për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018 dhe Kornizës afatmesme për vitet 2018/2020.
Takimin e radhës me qytetarë KPF-ja e ka mbajtur me qytetarët e fshatrave Krushë e Madhe, Nagavc dhe Celinë, njofton Komuna e Rahovecit.
Nahit Elshani, kryesues i KPF-së, ka thënë se mbi 70 për qind e kërkesave që kanë ardhur nga ana e qytetarëve, kanë hy në buxhetin e vitit 2017, dhe që edhe këtë vit në do t’i marrim kërkesat nga qytetarët dhe më pastaj sipas mundësive, kërkesat të hynë në buxhetin e vitit 2018.
Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa ka thënë se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2018 është 13 milion 444, 770 euro i shpërndarë në këto kategori: Paga dhe mëditje 7 milion 043,260 euro, Mallra dhe shërbime 1 milion 563,385, Shpenzime komunali 250 mijë 500 euro, Subvencione dhe transfere 191 mijë 322 euro, Investime kapitale 4 milion 396,403 euro, shkruan në njoftimin e Rahovecit.
Sylejmani ka thënë se nga viti 2014 deri ne vitin 2018, buxheti i Komunës së Rahovecit është rritur për 3 milion euro në të gjitha kategoritë e shpenzimeve dhe veç në investime kapitale ku juve qytetarë të nderuar ju intereson të dini se kemi rritje për 1 milion euro.
Drejtori Sylejmani u zotua se shpërndarja e buxhetit do të jetë gjithëpërfshirëse duke prekur nevojat e qytetarëve në çdo vendbanim të Komunës se Rahovecit, gjithmonë duke renditur sipas nevojave me elementare siç janë uji pre pije, kanalizim e deri ne hapësirat gjelbëruese dhe ndriçimi publik.
Kërkesat e qytetarëve të fshatit Krushë e Madhe ishin vazhdimi i zgjerimit të ndriçimit publik nëpër rrugët kryesore të fshatit, evitimi i problemeve me kanalizim, rregullimi i rrugëve fushore, kubëzimi i rrugicave, zgjerimi i sistemit të ujitjes dhe mbulimi i shpenzimeve për aktivitetet përkujtimore.
Kurse kërkesat e qytetarëve të fshatit Celinë, ishin kullimi i tokave, pastrim i lumit që kalon nëpër fshatrat Celinë-Krushë e Madhe, meremetimi-rregullimi i varrezave të martirëve, rregullimi i rrugëve fushore. Ndërsa kërkesat e qytetarëve të fshatit Nagavc kishin të bënin me evitimin e problemeve që ka fshati me kanalizimin fekal, rregullimi i pllakës përkujtimore dhe kubëzimi i rrugicave përbrenda fshatit.