Komuna e Rahovecit pranoi donacion me 100 pako ushqimore- higjienike nga fondacioni “Labinot Tahiri”

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online


Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka pritur në një takim Labinot Tahirin drejtuesin e Fondacionit “Labinot Tahiri”, i cili ka sjellë një donacion me 100 pako ushqimore-higjienike , për familjet me asistencë sociale në Komunën e Rahovecit.

Ky donacion i dhuruar nga Fondacioni “Labinot Tahiri” për Komunën e Rahovecit përfshin gjithsej 100 pako ushqimore- higjienike, me ç’ rast përzgjedhja e familjeve me nevojë sociale do të bëhet nga Qendra për Punë Sociale në Rahovec.

Me këtë rast Kryetari Latifi falënderoi përzemërsisht drejtuesin e këtij Fondacioni, Labinot Tahirin për punën e palodhshme për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, ku falë angazhimit të të gjithë bëmirësve po arrijmë sadopak të kontribuojmë në zbutjen e gjendjes së vështirë socio-ekonomike në këto ditë jo të lehta përballë pandemisë COVID -19.

Të ngjashme