Komuna e Rahovecit punon edhe në vikend, synojnë t’i dorëzojnë aplikimet për subvencione sa më shpejtë

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë të punojnë me orar të zgjatur dhe gjatë vikendit, në mënyrë aplikimet e bujqve për subvencione të dorëzohen sa më shpejtë në Ministrinë e Bujqësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Afrim Oruqi, drejtor i Gjeodezisë në këtë Komunë.

“Vazhdon puna edhe vikendeve për kompletimin e lëndëve të cilat janë dorëzuar për aplikimin e subvencioneve bujqësore të cilat do të dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë në kohë reale”.

“Falënderojmë të gjithë punëtorët administrativ të cilët kanë punuar në këto ditë me orar të zgjatur dhe vikendeve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme