Në kuadër të shënimi të 19 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Komunën e Rahovecit, janë bërë homazhe, nderime dhe janë vendosur buqeta lulesh pranë varrezave, pllakave përkujtimore, busteve të dëshmorëve dhe martirëve.
Homazhet dhe nderimet kanë filluar që nga orët e hershme të ditës së sotshme në gjithë territorin e Komunës nga Drejtor dhe këshilltar Komunal, ndërsa në qytetin e Rahovecit homazhe dhe nderime janë bërë nga ana e kryetarit të Komunës Idriz Vehapi, familjar të Dëshmorëve-Martirëve dhe përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec.