Në organizim të drejtorisë së Arsimit, sot u shënua festa e 7 Marsit-Dita e Mësuesit në Komunën e Rahovecit, të pranishëm në këtë organizim ishin Kryetari i Komunës, Idriz Vehapi, Vjollca Vuçitërna drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit, drejtor dhe mësimdhënës të shkollave në nivel të Komunës.
Një fjalë rasti në organizimin e mbajtur sot e mbajti Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, i cili ua uroi për festën e 7 Marsit, duke ju dëshiruar suksese në punën tuaj të përditshme.
“Të gjithë e dimë se 7 Marsi është një datë kombëtare e popullit tonë dhe që nga 7 Marsi i vitit 1887, që ka filluar punën shkolla e parë shqipe ku nis arsimi ne gjuhen shqipe”.
“Në në këtë ditë jo vetëm se festojmë dhe jemi bashkë, por kujtojmë edhe të gjithë ata veteranë të arsimit të të gjitha gjeneratave, të cilët me mundin, sakrificën bënë krejt çka ishte e mundur që populli të arsimohet dhe të barazohet me popujt tjerë”, tha ai.
Vjollca Vuçiterna, drejtoresh e DKA-së, tha se puna edukative dhe arsimore të cilën e bëjmë ne të gjithë së bashku vështrohet me admirim dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet udhëheqëse shtetërore dhe Komunale. Të gjithë ne ju gëzohemi sukseseve dhe rezultateve, kure sfidat i përballojmë me angazhim të përbashkët.
Ne fund të fjalimeve, DKA ndau mirënjohje në këto kategori: për mësimdhënës të dalluar, për mësimdhënës në pension dhe mirënjohje postmortum.