Komuna e Shtimes ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara në Qendrën Rinore të Shtimes.
Komuna u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin rastin. Nga Komuna e Shtimes është thënë se si masë preventive ka filluar edhe instalimi i kamerave të sigurisë.
“Keqbërësit përmes këtyre akteve të tilla të vandalizmit po tentojnë të pengojnë rrugëtimin tonë drejt një shoqërie të civilizuar, mirëpo ne jemi të vendosur të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve rinore në gjithë komunën e Shtimes. Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën tonë të çmueshme kudo që është. Prandaj, të gjithë ata që dëmtojnë pronën publike do të identifikohen nga Policia e Kosovës, të cilët veçse kanë nisur menjëherë hetimet në terren. Komuna e Shtimes apelon tek të gjithë qytetarët e saj që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike kudo që janë ato. Pra, të mbrojmë qytetin tonë së bashku duke ruajtur pronën publike”, thuhet në reagimin e Komunës.