50 familje në nevojë të Komunës së Skenderajt po ndihmohen me materiale ndërtimore për rregullimin e shtëpive të tyre.
Projekti i nisur ditë me parë është̈ afër përfundimit dhe nga buxheti i komunës janë̈ ndarë 66 mijë euro për ndërtimin e çative të shtëpive apo edhe defekteve të tjera të paraqitura.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka bërë̈ vizita tek çdo shtëpi nevojtare dhe janë̈ përzgjedhur ato familje të cilat e kanë pasur gjendjen ekonomike-financiare me të rënduar.