Komuna e Skënderajt thotë se është përjashtuar nga organizimi për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Skënderajt njofton se këtë vit është përjashtuar nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me datat 5, 6 dhe 7 Mars.

Komuna e Skenderajt thotë se detyrat për këtë organizim i ka kryer me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë viteve të kaluara, “duke treguar bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha qeveritë qendrore nën patronatin e të cilave organizohet ky shënim”.

“Përkundër kësaj, Komuna e Skenderajt do të vazhdojë që këtë ngjarje ta shënojë me aktivitete të shumta sipas agjendës zyrtare, e cila do të publikohet të premten në faqen zyrtare të Komunës, në rrjete sociale dhe në media”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme