Komuna e Suharekës anulon koncertin e sotëm, shkak aksidenti ku humbën jetën dy persona

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 15:50 | Nga

Në një postim në Facebook, Komuna e Suharekës njofton se po përjeton çaste jo të mira këto ditë për shkak rasteve jo të këndshme që po ndodhin, sidomos raste tragjike në komunikacion ku po humbin jetën qytetarët tanë.

Gjatë ditës së sotme në Suharekë ka ndodhur një aksident ku si pasoj humbën jetën dy persona. Kryetari kësaj komune ka anuluar koncertin i cili do duhej të mbahej sot për nder të mërgimtarëve.

“Sot edhe një rast i rënd tragjik në komunikacion, ku humbën jetën dy të rinjë nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ky rast ka prekur rënd kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, i cili ka anuluar koncertin e sontëm që ishte i planifikuar të mbahej në kuadër të aktiviteteve për mërgimtarët tanë, Diafest. Dhashtë zoti të mbetet i fundit!”, shkruhet në postim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme