Ministria e Infrastrukturës ka për detyrë mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale, autostradave dhe rajonale gjatë sezonit dimëror, ndërsa për ato lokale duhet të përkujdesën komunat përkatëse.
Komuna e Suharekës ka lidhur kontratë me “FAMIS CO-HC” SH.A të cilën e përfaqëson Fadil Bytyqi, për mirëmbajtjen e rrugëve lokale gjatë sezonit dimëror.
Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës është bërë e ditur se kjo kontratë ka hyrë në fuqi 28.12.2022 dhe përfundon me datë 27.12.2025.
Komuna e Suharekës ka njoftuar se për mirëmbajtjen e rrugëve lokale gjatë sezonit dimëror ka ndarë 390 mijë euro.
“3.1 Çmimet njësi të shërbimeve janë paraqitur në Ofertën Financiare, Lista e Çmimit e paraqitur nga ofertuesi i sherbimeve.
Vlera totale e indikative e kontratës është 106.80 euro (Njëqind e gjashtë euro e tetëdhjetë cent). Derivimi i lejuar nga vlera totale indikative është 390,000.00 euro.” thuhet në njoftim.