Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim në zyrën e tij, përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, me të cilët kanë bashkëbiseduar për jetën sociale të njerëzve në nevojë të komunës së Suharekës.
Përfaqësuesi i kësaj Shoqate Bamirëse, Berat Kabashi dhe Muharremaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për ndërtimin e 9 shtepive në komunën e Suharekës, për familjet skamnore, të cilat familje janë pa shtëpi.
Muharremaj u shpreh se do të vazhdojmë të jemi afër qytetarëve çdo herë kur ata kanë nevojë.
Ndërsa përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, u shprehën të kënaqur me Muharremajn i cili sipas tyre çdo herë është bashkepunues dhe ofron mundësi për qytetarët në nevojë.