Në kuadër të 100-vjetorit të rezistencës në zonën e lirë në Zogori, Komuna e Vushtrrisë ka organizuar tryezë shkencore “Refleksione historio-grafike mbi masakrën serbe në Zogori – 100 vjet pas”, raporton Ekonomia Online.
Kjo tryezë shkencore u mbajt pas Akademisë Përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të rezistencës në zonën e lirë në Zogori, të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi.
Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin profesor e historian nga gjitha trevat shqiptare.