Komuna e Vushtrrisë shënon ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down me aktivitete të veçanta për fëmijët

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se kjo komunë sot ka shënuar disa aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Fëmijët me Sindromën Down, kanë shprehur talentin e tyre artistik përmes vizatimeve, raporton Ekonomia Online.

“Nëpërmjet këtyre pikturave unike, ata na treguan kreativitetin e tyre të paimagjinueshëm”, ka thënë Idrizi.

Postimi i plotë:

DITA NDËRKOMBËTARE E SINDROMËS DOWN

Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down e kemi shënuar me një aktivitet tejet të veçantë, ku fëmijët me Sindromën Down shfaqën talentin e tyre artistik nëpërmjet artit të mahnitshëm “Ebru”.

Nëpërmjet këtyre pikturave unike, ata na treguan kreativitetin e tyre të paimagjinueshëm.

Sot dhe çdo ditë tjetër, JEPI FUND STEREOTIPEVE!

Të ngjashme