Komuna e Vushtrrisë ka bërë largimin e kabllove dhe shtyllave të rrymës elektrike nga sheshi “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.
Largimi i tyre ishte premtuar nga të gjitha qeverisjes e pas luftës. Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi pasi asistoi në prerjen e kabllove, tha se po ndihet mirë që po realizohen premtimet e dhëna.
Ai më pas shtoi se “t’i lëshohet fryma sheshit” dhe she do të vazhdohet me projekte që synim kanë rregullin e kësaj pjese deri në vitin 2024.
“Po ndihem jashtëzakonisht mirë jo vetëm unë, por të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, siç jeni duke parë sot filluam me eliminimin e kabllove dhe të shtyllave, një premtim që ka qenë i imi, por që ka qenë vazhdimisht i debat i fushatave zgjedhore dhe premtim i vazhdueshëm”.
“Pra është një punë shumë e mirë që tash do t’i lëshohet fryma sheshit dhe do të vazhdojmë tutej me rregullimin e sheshit sipas projekteve që i kemi paraparë për vitin 2023-2024”.
Bastri Xhaferi tha se kryetari Idrizi po i realizon premtimet dhe se e ka përkrahjen e tyre.
“Mendoj që ka qenë premtim i kryetarit dhe po e realizon premtim e dhënë. Sigurisht që është mirë, kryetarin e kemi zgjedh vet, mirë është ka punon e ka edhe përkrahjen qytetare”.
Ndërsa një mërgimtar tha se po i shtohet hijeshia qytetit, duke shpresuar që të largohen të gjitha kabllot, raporton EO.
“Mirë shumë, Ishalla i heqin në të gjitha anët se ja ka prish edhe hijeshinë qytetit. Unë jetojë jashtë po shumë mirë, po duket që po punojnë”.