Komuna liron hapësirat publike në qytetin e Rahovecit

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së Enjte, inspektorati komunal i Rahovecit, ka liruar hapësirat publike në qytetin e Rahovecit, me këtë rast pronareve të lokaleve të cilët kanë ekspozuar mallin në trotuar u është konfiskuar malli.

Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese i cili gjatë gjithë kohës ka qenë sëbashku me inspektor shprehet se deri te fillimi këtij aksioni, ka ardhur duke u bazuar edhe në kërkesat e marra nga qytetarët pasi që sipas tyre kanë probleme për të ecur nëpër trotuare.

“Aksioni për lirimin e trotuareve nga mallrat të cilat janë ekspozuar nga shitësit nëpër trotuare e kemi nisur duke u bazuar në kërkesat e marra nga shumë qytetarë, para fillimit të aksionit janë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme dhe krejt në fund inspektorët komunal të asistuar edhe nga Policia e Kosovës stacioni në Rahovec kanë bërë konfiskimin e mallit për shitësit të cilët nuk i kanë respektuar njoftimet e bëra nga ana e inspektorëve”, ka thënë drejtori Hoti.

Drejtori Hoti, thotë praktika e zënies së trotuareve në rrugën kryesore të qytetit të Rahovecit, ka vazhduar për disa vite por që vazhdimisht inspektorët e drejtorisë  për Punë Insketuese kanë marrë aksione për lirimin e tyre. Aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, derisa të mos ketë ekspozim të mallit nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve nga  ekspozim i mallit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme