Fillon punimet “ArchiTech Festival”, synohet dizajnimi i hapësirave publike në disa lagje të Prishtinës

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Rinor i  Prishtinës ka bërë hapjen e solemne të “ArchiTech Festival”, i cili mbahet nga 15 gushti deri më 27 nëntor, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e  Kuvendit Rinor të Prishtinës, Kosovare Sadiku, tha se gjatë kësaj periudhe në tri punëtori do të diskutohet për arkitekturën dhe hapësirë publike në kryeqytet.

Ajo ka thënë se synojnë që në këto diskutime të përfshijnë edhe qytetarët.

“Është më rendësi që të gjithë qytetarët të përfshihen në ruajtjen e hapësirave publike”

“Pronat e përbashkëta nuk përfshijnë vetëm hapësirat e gjelbërta, mirëpo ato do të trajtohen më fuqishëm në mënyrë që të arrijmë edhe t’i ridizajnojmë ato pak hapësira të gjelbërta që janë, por edhe në mirëmbajtjen e tyre”.

“Kemi edhe hapësirat e vrazhda, siç është sheshi i kryeqytetit e që mbetet hapësira më e madhe  dhe më e frekuentuar publike”, ka thënë ajo.

Përfaqësues nga Ndërmarrja Banesore, kanë prezantuar disa nga ndryshimet dhe dizajnimet që do të bëhen në disa lagje të Prishtinës, ku përfshihen hapësirat publike, zonat kreative, objektet banesore, parkingjet për biçikleta etj.

Ky festival është përkrahur nga Komuna e Prishtinës

Të ngjashme