Komuna nderon me një minutë heshtje gazetarin, Ganimet Klaiqi

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 10:37 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinë ka nderuar me një minutë heshtje gazetarin Ganimet Klaiqi, i cili vdiq sot.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me të hapur mbledhjen e Kuvendit Komunal ka kërkuar që të nderojë me një minutë heshtje gazetarin Ganimet Klaiqi, raporton Ekonomia Online.

“Kërkoj nga anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nderojmë me një minutë heshtje gazetarin Ganimet Klaiqin. Ganimet Klaiqi për shumë kohë ka përcjell Kuvendin Komunal”, ka thënë ai.

Pas kësaj Kuvendi ka vazhduar me mbedhjen ku më 25 vota për e 24 kundër ka larguar nga rendi i ditës propozim vendimin për miratimin  paraprak  për dhënien më shfrytëzim afatgjatë të pronës dë paluajtshme të komunës për ndërtimin e objekteve shumë banesore, parcelat: 1180-1, 1185-1, 1183-2,  1184-1, 1178-0, 1177-0, 1179-0, dhe 1176-0K Bernicë e Epërme.

Pikë kjo e cila ka të bëjë me zgjidhjen e banimit për punëtorët që punojnë në komunë. Shumë asambleistë kërkuan që të largohet kjo pikë për siç thanë që nuk është sjellë material i mjaftueshëm se si do të përfitojnë këta punëtorë. Madje u tha se ka edhe forma të tjera se si mund të ndihmohen punëtorët.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se parcela që po e mendojnë ka të bëjë me zgjidhjen e banimit për punëtorët.

“Parcela që po e mendojmë ka të bëjë me zgjidhjen e banimit për punëtorët që punojnë në komunë”  ka thënë ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i Lirak Qelajt nga PDK i cili tha se ka shumë forma se si mund të ndihmohen punëtorët.

“Ka shumë forma se si mund të ndihmohen punëtorët. Edhe ne për këtë kemi kërku sqarim. Unë du me dit çka po votoj, dua të kem material”, ka thënë ai.

Vendimi është i njëjti që ka qenë në mbedhjen e fundit e që nuk është votu. Ka të bëjë me pronën në rrugën “Fehmi Agani”, që ëshët diskutuar njëherë dhe për shkak se sot kemi të bëjmë me afatin e fundit për dhënie në shfrytëzim afatgjatë dhe pas kërkeave të vazhdueshme vendosëm që ta qesim edhe njëherë në mbledhje të Kuvendit. Ambasadori më ka thënë që e ka diskutu me subjektet politike që të diskutohet”, ka thënë ai.

Të ngjashme