Komuna synon ta përfundojë pas 4 vitesh ngrohjen me panele solare, beson në sukses

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Nga një fushë ndërmjet Prishtinës dhe Obiliqit po synohet që pas katër vitesh t’u sigurohet ngrohja qendrore lagjeve “Tophane”, “Kodra e Trimave”, “Medrese” dhe “Kolovicë”.

Këtë, komuna po planifikon ta bëjë përmes paneleve solare që do të vendosen aty në kuadër të një projekti të madh prej rreth 45 milionë eurosh që tashmë ka nisur, e cili financohet nga Banka e Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe Grupi i Bankës gjermane për Zhvillim (KFW) .

Paralelisht, Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës thotë se do të vazhdojnë zgjerimin e rrjetit dhe dyfishimin e koogjenerimit nga Termokosi për t’i kyçur ndërtesat kolektive.

Kreu i Prishtinës, projektin me panele solare e quan më të madhin në Ballkan dhe pret që kur të realizohet të jetë i suksesshëm, po aq sa sistemi i koogjenerimit nga Termokosi.

Ahmeti tregon se ka kërkuar që uji i ngrohtë nga panelet solare të shfrytëzohet edhe gjatë verës, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.

Kjo formë e sigurimit të ngrohjes qendrore bën pjesë në mesin e masave afatmesme që komuna planifikon për ta reduktuar përdorimin e thëngjillit, e rrjedhimisht edhe për ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme