23 komuna të Kosovës janë përfituese të 37 kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, të bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Gjermania, raporton Ekonomia Online.
Ky projekt zbatohet në kuadër të skemës “Gara për Mjedis të Pastër dhe Granti i Performancës Komunale”, ndërsa shuma totale e këtij granti arrin në 10.4 milionë euro.
Që nga viti 2017, ky grant ka stimuluar komunat për një mjedis më të pastër.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se detyrë e përgjegjësi e Qeverisë është krijimi i kushteve për riciklim të mbeturinave.
“Ekonomia çarkore është në nunër të njëjtë kur kemi të bëjmë me mjedisin. Ne synojmë që në vendin tonë të kemi sa më pak mbeturina të cilat mbesin pa u ripërdorur, të ketë më pak mbeturina të cilat mbesin pa u ricikluar dhe rrjedhimisht të krijojmë mekanizma të cilat një pjesë të madhe të këtyre mbetjeve t’i eliminojmë nga deponitë tona. Ne kemi shumë deponi të cilat nuk riciklojnë dhe për të ricikluar nuk është shumë e lehtë por duhet një sistem i tërë”, tha Aliu.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, u shpreh e pakënaqur me menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, por fajin për këtë, sipas saj, nuk duhet ta marrin vetëm kompanitë rajonale të mbeturinave, raporton EO.
“Është kënaqësi gjithmonë që të shënojmë një përfundim të suksesshëm të një pune që është bërë më herët dhe kur rezultatet shihen në mënyrë konkrete sesi do të ndikojnë në jetën e qytetarëve. Menaxhimi i mbeturinavë në Kosovë nuk është në nivelin e duhur dhe fatkeqësisht kjo është lehtë e vërejtshme por për këtë nuk mund të fajësohen vetëm kompanitë rajonale të mbeturinave”, tha ajo.
Ambasadori i Ambasadës gjermane në Kosovë, Jörn Rohde, tha se dhurimi i këtyre kamionëve, dëshmon përkushtimin e komunave në menaxhimin e mbeturinave.
“Dëshiroj të ju uroj që këta kamionë janë si rezultat i punës suaj në menaxhimin e mbeturinave. Qeveria e Kosovës është duke zbatuar një plan për mjedis të pastër dhe t’u ikim mbeturinave të pa ricikluara. Gjermania është e kënaqur qe e mbështet Kosovën me këtë grant për një Kosovë të pastër”, tha ai.
Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, tha se Kosova ka pasur nevojë për një grant të tillë.
“Kur mbërriva në Kosovë u befasova me numrin e mbeturinave dhe u takova më një koleg ku i sqarova brengat e mia se ekziston një sondazh dhe numri ishte i lartë, andaj ata që merren me këtë punë, por kolegu më bindi se skema e grantit ishte shumë efikase që të vazhdohet me entuziazëm të vazhdohet me të njëjtën ide. Prandaj duke parë ekspertizën dhe entuziazmin e të gjithëve, me kënaqësi jemi bërë pjesë e këtij granti. Mendoj se rezultati është shembull i mirë i punës si përfaqësues të BE-së, për përmirësimin e kushteve të punës dhe menaxhimin e mbeturinave”, tha Brusa.
LEXO EDHE: