Komunat e Veriut ia panë hairin Marrëveshjes së Brukselit

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 16:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit (prill 2013), për katër komunat e veriut të Kosovës janë ndarë mbi 32 milionë euro për realizimin e 249 projekteve.

Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi kanë përfituar nga tri burime të financimit: Fondi për zhvillimin e veriut të Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në studimin “A jetojmë më mirë?”, që është prezantuar sot në Prishtinë nga Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER) dhe RTV Mir, raporton Ekonomia Online.

Studimi, i financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) analizon efektet e ndihmës financiare në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës pas marrëveshjeve në Bruksel.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë në prill të vitit 2013, në nëntor të atij viti ishin mbajtur zgjedhjet lokale dhe ishin themeluar kuvendet komunale sipas ligjeve të Kosovës. Me këtë, u krijuan kushte që këto qeveri lokale t’i shfrytëzojnë mjetet e Qeverisë së Kosovës, si për funksionimin e tyre ashtu edhe për investime kapitale.

Pas konsultimit me përfaqësues të qeverive lokale nga veriu i Kosovës, Qeveria e Kosovës, gjatë vitit 2014, mori vendim me të cilën parashiheshin mjete të veçanta për financimin e projekteve kapitale infrastrukturore në këto komuna në vitin 2015. Këto mjete në buxhet janë emërtuar si “Bashkëfinancimi i kuvendeve komunale të Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit”, me çka theksohet ekskluziviteti i komunave në veri të Kosovës për shfrytëzim të kësaj linje buxhetore. Në këtë mënyrë iu është dhënë mbështetje përfaqësuesve të zgjedhur të pushtetit lokal për integrimin e këtyre komunave në sistemin juridik të Kosovës

Në kuadër të kësaj linje buxhetore janë ndarë 15 170 000 euro, të shpërndara në tetë ministritë përkatëse: Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në kuadër të linjës buxhetore të cekur, qeveritë lokale nga veriu i Kosovës kanë propozuar 148 projekte kapitale për financim, në vlerë prej 16 303 810 euro, ashtu që për disa projekte komunat kanë propozuar bashkë-financim edhe nga burimet e veta.

Fondet janë ndarë në mes komunave sipas kritereve që kanë të bëjnë me strukturën socio-demografike të komunave, para se gjithash me numrin e popullsisë, por edhe me karakteristika tjera (numri i shkollave, numri i fëmijëve, numri i personave në nevojë, numri i klubeve të regjistruara sportive, etj.). Përfaqësuesit e komunave kanë pasur vërejtje për metodologjinë e shpërndarjes së fondeve, kryesisht për vlerësimin e numrit të popullsisë, që ka çuar në negociata shtesë dhe krijimin e vonesave në përdorimin e fondeve nga kjo linjë buxhetore, kanë shpjeguar përpiluesit e raportit, Jovana Jakovleviq dhe Sanja Sovrliq.

konfer-2 konfer-1

Të ngjashme