Në Kongresin e dhjetë të Sindikatatës së Arsimit të Sllovenisë, që po mbahet në qytetin bregdetar Portorozh, po merr pjesë edhe delegacioni i SBASHK-ut, i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e koordinator për organizim të brendshëm ,Ymer Ymeri. Në hapje të punimeve të Kongresit sekretari gjeneral i SVIZ, Branimir Shtrukel ka bërë një analizë të aktiviteteve të Sindikatës Sllovene të Arsimit duke u ndalur edhe te sfidat. Ai ka thënë se kjo sindikatë ka bashkëpunim të shkëlqyer me sindikatat simotra nga vendet e Ballkanit dhe me ato në tërë Evropën. “Sindikatat e arsimit në Slloveni dhe në shtetet tjera po bërballen me sfida dhe prandaj shtohet nevoja për bashkëpunim dhe solidaritet”, ka kujtuar në fjalën e tij Shtrukel.
Gjatë kohës sa po zhvillon punimet Kongresi, delegacioni i SBASHK-ut është takur me sekretarin gjeneral të Sindikatës së Arsimit të Sllovenisë, Branimir Shtrukel, me kryetaren e kësaj sindikate Jelka Jelcki dhe me përgjegjësin për bashkëpunim me jashtë Sandi Modrian.
“Na keni nderuar shumë me pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin e Sllovenisë. Me vite e dekada kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë. Ju përgëzojmë për punën dhe angazhimet që po bëni dhe ju falënderojmë që po na informoni për aktualitetin në arsimin tuaj. Do ta keni gjithmonë përkrahjen tonë”, është shprehur sekretari i përgjithshëm, Shtrukel, i cili është ndier i nderuar duke pranuar një dhuratë modeste me hartat e dy shteteve të punuara me kristalet e Trepçës.
“Kjo dhuratë simbolike me dëshmonë miqësinë e sinqertë mes dy shteteve dhe dy sindikatave tona”, është shprehur kryetari Jasharaj.
Delegacioni i SBASHK-ut është takuar edhe me delegacione të shumë sindikatave pjesëmarrëse në këtë Kongres duke bashkëbiseduar për shtimin e bashkëpunimit në këto kohë kur sindikatat dhe arsimi në tërësi kudo në shtetet e Ballkanit dhe Evropës po përballën me sfida të shumta dhe kjo kërkon forcim të unitetit dhe solidaritetit mes sindikatave. Në kuadër të aktiviteteve të shumta delegacioni i SBASHK-ut sot në orët e pasdites do të takohet edhe me udhëheqës të Shoqatës shqiptare në Slloveni për të bashkëbiseduar për aktivitetet që kjo Shoqatë zhvillon dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe kulturës. Këtë takim e ka organizuar shqiptarja nga Portorozhi Vlora Konjuhi, e cika ka shoqëruar gjatë tërë kohës delegacionin e SBASHK-ut duke i ndihmuar në komunikimin me nikoqirin dhe me sindikatat tjera pjesëmarrëse në Kongres.