Në vend që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti të zhvillonin politikë racionale ne këtë kontekst të ndërlikuar gjeopolitik, ata me politikën e tyre populiste me të vetmin qëllim marrjen e votave, e kanë izoluar Kosovën dhe në të njëjtën kohë janë detyruar që për çmim të vogël të bëjnë koncesione të mëdha. Kështu, në vend […]
Koncesione të mëdha për çmim të vogël, Asociacioni do të jetë kusht për anëtarësim në KE

Në vend që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti të zhvillonin politikë racionale ne këtë kontekst të ndërlikuar gjeopolitik, ata me politikën e tyre populiste me të vetmin qëllim marrjen e votave, e kanë izoluar Kosovën dhe në të njëjtën kohë janë detyruar që për çmim të vogël të bëjnë koncesione të mëdha.
Kështu, në vend që tema e Asociacionit të shfrytëzohej në kontekstin e anëtarësimit në NATO dhe aplikimit për ne BE, ajo tash falë kesaj politike infantile të targave, dinarit e problemeve të tjera krejt artificiale të krijuara nga qeveria e Kosovës në veri, e kanë sjellë punën që Asociacioni do të jetë kusht për anëtarësim në Këshillin e Europës, anëtarësim i cili është dashur të ndodhë në rrugë normale dhe të pakushtëzuar.
(Autori ka qenë ministër i Jashtëm i Kosovës)











