Koncesionet për demarkacion

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 08:20 | Nga

Insistimi i Qeverisë që me çdo kusht ta kalojë Marrëveshjen e demarkacionit mund të prodhojë koncesione të tjera për Listën Serbe, në këmbim të votës së tyre.

Njëra prej arsyeve pse Marrëveshja u tërhoq nga Kuvendi javën e kaluar ishte mospjesëmarrja e deputetëve serbë, pa votat e të cilëve nuk do të mund të ratifikohej Marrëveshja, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria vazhdon t’i heshtë kushtet që i ka vënë Lista Serbe.

Edhe pse zyrtarë qeveritarë kanë thënë se nuk bëjnë pazare me asnjërin partner të koalicionit, ata do të vazhdojnë të bisedojnë për ta shtyrë para miratimin e demarkacionit.

Që prej arritjes së koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lista Serbe në vazhdimësi ka vendosur kushte për partnerët.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme