Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës e Shqipërisë ka bërë me dije këtë të enjte se është rrëzuar ankimimi kundër dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit.
Përmes një njoftimi për shtyp, MTI sqaron se Komisioni i Prokurimit ka lënë në fuqi vendimin për dhënien e koncesionit të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë.
Sipas njoftimit, nga gara për fitimin e këtij tenderi është skualifikuar kompania “Vendeka Bilgi”, ndërsa janë shpallur fituese “Catalyst Viva das General Constructing” dhe “Salillari”.