Konfirmohen tre rastet e para me Coronavirus në Korçë

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Preket edhe qyteti i Korçës nga Coronavirusi, duke e zgjeruar tashmë hartën e përhapjes së virusit që ka prekur vendin tonë.

Nga spitali i Korçës bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 30-vjeçar dhe dy të moshuar.

Ndërkohë, akoma nuk dihen emrat e tyre.

Ata janë nisur drejt Tiranës pasi janë mbajtur deri në daljen e analizave në sanatoriumin e Korçës.

Deri ditën e djeshme në Shqipëri janë konfirmuar zyrtarisht edhe gjashtë të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e çuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778 persona të testuar gjithsej. /Ora News/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme