Një nga këngëtarët më të njohur në këtë moment – Rita Ora – po shkon për herë të parë në Kroaci.
Këngëtarja shqiptare do të mbajë një koncert në Porec, në Festivalin e Rise Up, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 korrik.
Biletat janë në shitje me çmimin prej 17 eurove, por vetëm deri të dielën (6 maj).
Për ata që nuk e dinë, Rita Ora është një këngëtare dhe aktore britanike, por e lindur në Prishtinë nga prindër shqiptarë, shkruan portali kroat, thedubrovniktimes.
Ora ishte artiste me numrin më të madh të këngëve solo në Charts Singles në 2012, ku tre prej tyre arritën në pozitën më të lartë.
Ajo pritet të perfomojë para publikut kroat disa prej hiteve “R.I.P.” and “How We Do”, “Your Song” dhe “Anywhere”.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/BiLyY1InUAQ/?taken-by=ritaora