Në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka pasur përpalsje të ashpër.
Kjo ishte edhe arsyeja që u anulua konferenca për media e kryeministrit Ramush Haradinaj me zyrtarët e lartë të BE-së, shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, i cili po qëndron në Bruksel bashkë me delegacionin e Qeverisë.
Ai ka shtuar se kryeministri Haradinaj nuk ka lëshuar pe për heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.