Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Mal të Zi

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje përgjithësisht të mirë.

Mali i Zi i është bashkuar kështu listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.

Instituti malazias ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive, raporton Vijesi25.

“Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati). Në një periudhë prej një deri në tre ditë (ndonjëherë më gjatë) pas fillimit të temperaturës, pacienti zhvillon fruthin, i cili shpesh fillon në fytyrë (në 95 për qind të rasteve). Më pas përhapet në ekstremitete (pëllëmbët dhe shputat në 70 për qind të rasteve) dhe në pjesë të tjera të trupit (mukoza e gojës, organet gjenitale, konjuktiva, kornea)”, thuhet po ashtu në deklaratë.

Të ngjashme