Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin se laboratori “Sinlab” i ka ofruar Institutit të Shëndetit Publik informacione për një rast të konfirmuar me fluoron (infeksion i kombinuar me virusin e gripit dhe koronavirus) te një pacient 26 vjeçar nga Komuna e Zajasit.
Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me koinfeksion Covid19/Influenza A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga SHBA dhe sipas tij ka marrë një vaksinë për Covid 19, pra është rivaksinuar disa ditë para se të mbërrinte në RMV.
Pacienti është dërguar për mjekim në shtëpi, pasi deri më tani nuk ka pasqyrë të rëndë klinike.