Real Madrid gjatë verës do të kthejë në skuadër mesfushorin Oscar Mascarell.
Mesfushori, Oscar Mascarell, gjatë dy viteve të fundit ka luajtur për skuadrën gjermane, Eintracht Frankfurt, ku është shndërruar në një shtyllë të kësaj skuadre, shkruan AS.
Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Real Madrid, nga e cila skuadër kishte kaluar në Gjermani dy vite më parë.
Lojtari ka një klauzolë ku lejon kthimin në Madrid për 4 milionë euro, shumë të cilën spanjollët do ta paguajnë.
Si pjesë e kësaj marrëveshje, në Frankfurt mund të kalojë mesfushori i Realit, Marcos Llorente, që ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon.