Konfirmon KQZ-ja, përfundon rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët e AAK-së

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 15:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se ka përfunduar rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e AAK-së, raporton Ekonomia Online.

Elezi tha se janë 134 vendvotime që kanë shkuar në rinumërim me vendim të PZAP-së, dhe 7 të tjera janë me vendim të KQZ, që në total janë 141 vendvotime.

Sipas tij, në vazhdim do të rinumërohen votat edhe në vendvotime të tjera për të cilat ka vendosur PZAP-ja.

“Në QNR, KQZ -ja është duke vazhduar vendimet e PZAP-së për rinumërimin e votave të vendvotimeve te caktuara pas ankesave të kandidatëve”.

“Dje kemi filluar numërimin e votave me kusht, sot në mesditë kemi përfunduar numërimin e votave nga jashtë. Kemi numëruar vetëm votat e kandidatëve për deputetë të AAK-së”.

“Ne vazhdim duhet numëruar votat e vendvotime të tjera, 134 vendvotime për të cilat ka vendosur PZAP-ja dhe 7 me vendim të KQZ-së ato do të rinumërohen në QNR”.

“E rëndësishme se ky proces do të përfundojë së shpejti, bëhet fjalë vetëm për rinumërim të votave të AAK-së”.

“Sa u përket rezultateve të cilat janë rinumëruar në QNR do të publikohen në një kohë sapo të jenë të gatshme, sapo të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR”.

Të ngjashme