Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka konfirmuar se nëse nuk do të ketë ankesa brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), rezultatet do të shpallen gjatë ditës së nesërme.
“KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve”.
“Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte, me 7 nëntor”.
Ai më tej ka bërë të ditur se KQZ-ja do të veprojë në bazë të Ligjit të Zgjedhjeve, duke shtuar se janë të obliguar që të respektojnë afatet ligjore.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.
“Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.
Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.
LEXONI EDHE”