Shtatë persona janë lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur në zonën e Malishevës në mes një veture dhe kamioni.
“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, tha Kelani për Express.