Konfiskohen 220 gramë kokainë dhe arrestohet një i dyshuar

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, kanë vazhduar realizimin e detyrave e aktiviteteve të tyre. Sot, më 02.06.2023 kanë realizuar operacionin e radhës “Shpërndarësi 2’, me qëllim të vënies para drejtësisë të persona që përfshihen në trafikim me lëndë narkotike.

Sot, në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar). Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme. Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Të ngjashme