Dje rreth orës 17:00, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në fshatin, Bardh i Madh ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar I. G, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.