Konfiskohen mallra me afat të skaduar në Ferizaj

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Komunës së Ferizajt në një aksion disa ditor ka arritur të identifikoj dhe konfiskoj një sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore, pijeve alkoolike dhe produkteve të vajit me afat të skaduar, që paraqet rrezik të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve.

I pari i Inspektoratit të Komunës, Ridvan Berisha tha se ky kontroll është shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt, me ç’rast janë konfiskuar një sasi produktesh pa afat, andaj në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, të cilët sidomos këto ditë janë të ekspozuar skajshmërisht ndaj produkteve të tilla, njoftoi se janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për t’i proceduar këto subjekte afariste sipas rregullativës ligjore në fuqi.

Ai apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes në blerjen e produkteve të tilla, ku paraprakisht të verifikojnë afatin e përdorimit, meqenëse si rëndom, afatet e afërta të skadimit, paraqiten si zbritje nga qendrat tregtare çka shton rrezikun për shëndetin e qytetarëve nga përdorimi i tyre. Tutje, koordinatori Berisha tha se mashtrime janë hasur edhe në çmime, për të cilat theksoi vendosmërinë e institucionit që drejton që t’i procedoj sipas ligjit të gjitha këto raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme