Konfiskohet një armë gjysmë automatike në Hajvali

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 15:58 | Nga

Sot në orën 10:20, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Ky operacion bastisjeje, siç njofton policia, ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme gjysmë automatike.

Ndërkohë që policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e sipër cekur, ndaj të dyshuarit A.V, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Është iniciuar rasti për veprën penale , mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme