Sulmet të cilat kanë prekur institucionet më të larta të vendit kanë shqetësuar publikun.
Muajin mars të këtij viti, objekti i parë i cili u sulmua me koktej molotovi ishte Presidenca. Muaji gusht, solli sulmin e radhës ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Kësaj radhe, zolla ishte arma e cila u përdor mbi ndërtesën më me rëndësi për një shtet në demokraci.
Lidhur me rastin e sulmit ndaj presidencës, Policia thotë se e ka trajtuar rastin. Një person ka qenë i arrestuar si i dyshuar dhe ndaj te njëjtit është ngritur kallëzim penal dhe është dërguar në Prokurorinë themelore.