Luftimet e vazhdueshme në kryeqytetin e Sudanit tani po prekin rëndë furnizimet me ushqime, si dhe po ndërpresin aksesin në ujë dhe energji elektrike, sipas banorëve të Khartoum që folën për BBC-në.
“Ne kemi ushqim të mjaftueshëm edhe për dy ditë”, tha Nisreen Al-Saim.
Saim shtoi se ajo dhe familja e saj tani po reduktojnë sasinë e ushqimit që konsumojnë me shpresën se furnizimet e tyre zgjasin më shumë.
Ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike kanë prekur shumë shtëpi sudaneze që nga fillimi i përleshjeve midis grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë sudaneze më 15 prill.
Të dyja palët kishin ndarë pushtetin me kreun e ushtrisë, gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan, si udhëheqës de fakto dhe kreun e RSF-së, Mohamed Hamdan Dagalo si zëvendës të tij, por që atëherë ata kanë filluar të luftojnë njëri-tjetrin.
Më shumë se 270 njerëz kanë vdekur atje, sipas një deklarate nga ambasada amerikane në Khartoum.