Kongresisti amerikan: Vrasja e fëmijëve është terrorizëm, koha për llogaridhënie

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Kongresisti amerikan nga radhët e Partisë Demokratike të presidentit Joe Biden, Mark Pocan, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke shpërndarë një link të deklaratës së Netanyahut, me ç’rast shefi i qeverisë izraelite tha se vendi i tij po përpiqet që t’i ulë shkathtësitë terroriste të Hamasit, anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Mark Pocan, shkroi:

“Duke vrarë fëmijë para se ata potencialisht të bëhen terroristë? Kjo vetiu është terrorizëm. Vrasja e fëmijëve kurrë s’është në rregull. Ka mbaruar koha e justifikimeve. Ka ardhur koha e llogaridhënies.”

Kongresisti Pocan ka edhe postime tjera në përkrahje të palestinezëve. Në një postim të datës 16 maj, ai shkruan: “Palestinezët jetojnë në një burg nën qiell të hapur, nën bllokadë ajrore, tokësore e detare, me pak qasje në ujë, ushqim, rrymë e kujdes shëndetësor. Izraeli po e vazhdon zgjerimin ilegal të vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me javën e kaluar, por me dekada të shkeljes së të drejtave të njeriut.”

Të ngjashme