Një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, Kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, do ta udhëheq delegacionin.
Delegacioni do ta takoj Kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.