Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Glauk Konjufca, i tha Ekonomia Online se pozita ishte e paorganizuar gjatë vazhdimit të punimeve të seancave të papërfunduara.
Ndërsa shtoi se në një vend tjetër, mbledhja e këtyre seancave për një ditë, do të qonte në zgjedhje.
“Këtu e vetmja që po del në pah dhe po argumentohet është ajo që je e kemi përsëritë që ka të bëjë me mungesë serioze të përgjegjësisë dhe të aftësisë së kësaj qeverie me pasë mazhorancë të organizime. Kemi një qeveri e cila nuk ka mazhorancë të sigurt meqenëse është ky fakti, rrjedhin këto problemë që po ballafaqohemi që sa muaj”.
“Sot në rend ditë janë pesë seanca, vetëm njëra prej tyre është seancë e re. Kështu kemi mbivendosje të seancave, vendosje të pikave të rendit të ditës, për shkak të asaj që e thash. Është një pushtet i ciki e ka qeveria rinë por nuk dihet a e ka të sigurt mazhorancën”.
Konjufca tha se kanë të drejtë si opozitë të mos votojnë, kurse tha se të njëjtën bëri edhe pozita në votimin lër pikën e parë të rendit të ditës, por që nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk konsideroi ta përmendte.
“Ishte paradoks pas edhe qesharak, sepse pikën e parë nuk e voti mazhoranca dhe pastaj ai nuk e përmendi kur nuk votoi mazhoranca për Xhavitin ke krejt në rregull, bile as nuk e përmendi menjëherë në pikën e dytë nuk votoi opozita. D.m.th kemi standarde të dyfishta se kush po voton e kush jo”.
“Nëse mazhiranca ka të drejtë mos të votoj, si nuk ka të drejtë opozita të mos votojë. Mirëpo jemi ku jemi dhe më mira është që, unë e di që kudo që ndodhë kjo vendi shkon në zgjedhje. Nuk i presin ata gjithë këto pika. Mos me funksionuar Kuvendi dhe mazhiranca në vendet demokratike shkon në zgjedhje”.