Deputeti Bahrim Shabani nga grupi parlamentar multietnik, tha se ata nuk do ta votojnë Kodin e ri Civil, duke theksuar pjesën në draft ku i hapet rrugë të drejtës që personat e së njëjtës gjini të mund të martohen në të ardhmen. Për këtë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i u kundërpërgjigj deputetit Shabani të cilit i bëri thirrje që mos ta keqinterpretoj Kodin Civil.
“Kodi Civil nuk e lejon martesën e gjinive të njëjta. Ju lutem mos e keqpërdorni sepse opinioni publik është duke na dëgjuar, askund në Kodin Civil nuk është e lejuar martesa në mes gjinive të njëjta”, i tha Konjufca.
Tutje Konjufca e pyeti deputetin nëse e din dallimin në mes të martesës dhe bashkëjetesës.
“E dini dallimin në mes të martesës dhe bashkësisë civile”, raporton EO.