Konjufca: Edhe unë konsultohem me Dejona Mihalin, por ajo s’më jep urdhra

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 13:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është përgjigjur lidhur me pozitën e Dejona Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje, pas kritikave të deputetëve opozitarë se ajo po i urdhëron të tjerët në parti.

Konjufca ka thënë se pozita e Mihalit e dëfton që ajo të bashkëpunojë me deputetët në fjalimet e tyre, ndërsa ka shtuar se edhe vetë konsultohet me të, por nuk merr urdhra.

“Sa i përket Dejona Mihali e mban një pozitë të rëndësishme në VV. Është kryetare e Komitetit të VV-së. Komitetet e bëjnë politikën e VV-së, e prodhojnë politikën profesionale të VV-së. Politika profesionale e komiteteve është në bashkëpunim me deputetët se si t’i përgatisin fjalimet e tyre. Edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra mua, thjesht bisedojmë dhe vijmë në konstatime të përbashkëta”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë, pas mbledhjes për këtë çështje u prononcua edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se VV-ja “nuk është më parti, por ka ushtarë të Dejona Mihalit”.

“Ky Kuvend më shumë është bërë i Dejonës, me një agjendë të nuk e di kujna”.

Të ngjashme