Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtu tubim në qendër të Prishtinës pasi kanë dalë të parët në zgjedhjet e 7 qershorit.
Nënkryetari i LVV-së Glauk Konjufca ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën që e kanë votuar LVV-në në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
“Urime, Qeveria Kurti 4. Po e falënderoj popullin, i cili nuk u lodh kurrë duke e mbështetur LVV-në dhe kryeministrin Albin Kurti. Sot, dhe jo vetëm sot, keni treguar kulturë të lartë demokratike. Vetëm ju, duke qenë të palodhur, dhe vetëm populli di të arrijë këtë rezultat përmes votës, në mënyrë të civilizuar, në mbështetje të LVV-së”, tha Konjufca.
“Sot keni treguar edhe jo veç sot se na ra me pasë zgjedhje me pas si shpesh qeto 1 vjet e gjysmë, por edhe gjatë kësaj fushatë 10 ditore, ju faleminderit secili qytetar që ka treguar kulturë të lartë demokratike. Vetëm populli din me bo këtë rezultat me arritë, përmes votës në mënyrë të civilizuar, në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje edhe njëherë faleminderit nga zemra popullit të Kosovës. Falënderimi i dytë dojmë më ba për të gjithë ata mijëra e mijëra aktivistë që nuk janë ndalë asnjëherë duke punuar. Një falënderim special për mërgatën tonë. Mërgata jonë e dashur Kosova është e juaja po aq sa është e jona”, tha Konjufca.
“Faleminderit që sot ja keni qitë pikën. Urime qeveria Kurti 4”, ka deklaruar Konjufca.
