Konjufca i shqetësuar: Kemi 400 mijë banorë më pak, në vitin 2060 mund të jemi vetëm 1.2 milion

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 12:18 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) kanë mbajtur tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca u shpreh i shqetësuar për faktin që popullata e Kosovës po vjetërsohet.

Sipas tij, prej vitit 1981 kur është bërë regjistrimi i popullatës deri Kosova ka 400 mijë banorë më pak.

Konjufca shtoi se nuk duhet të lejohet që të vijë viti 2060 e të thuhet që Kosova ka rënë në 1.2 milion banorë.

“Një prej aseteve kryesore që e ka Kosova është popullata e saj, sidomos rinia. Por po ashtu duhet të jemi diçka të vetëdijshëm. Ne si me automatizëm po e themi këtë, që aseti për i rëndësishëm për Kosovën është rinia. Por duhet ta kemi në të njëjtën kohë parasysh, që Kosova për çdo vit është më pak e re dhe këtë do ta kemi në vëmendje”.

“Sepse kur po e themi këtë që Kosova është shumë e re po e themi me një vet kënaqësie, dhe mua më duket që duhet të jetë te shqetësimi sesa të vetëkënaqësia. Për çdo vit që kalon Kosova është më pak e re. Shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre. Dhe Kosova po mundohet ta bëjë këtë. Por të gjithë jemi të brengosur që ta zëmë në vitin kur kam lindur unë dhe sot, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Kurse ne jemi vendi me natalitetin më të madh në Evropë”.

“Kjo na tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo duhet të jetë në fokus të mobilizimit të të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional dhe gjithëpërfshirës ashtu, pra po flas për vitin 1981 kur është bërë regjistrimi I fundit e kur Kosova ka pasur përafërsisht 2 milionë banorë dhe sot në vlerësime të përafërta thuhet të jetë diku 1.6 milionë apo 1.7. Po flas kështu sepse s’dëshirojmë që të vijmë në vitin 2 060 e të themi që ky trend vazhdoi po i njëjti dhe Kosova i ka 1.2 milion banorë. Kjo nuk duhet të ndodhë”.

Fatmire Kollçaku, Kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm tha se Kuvendi i Kosovës tha se viteve të fundit rritja e popullsisë është e ngadalshme.

Kur foli për punën e Këshillit, tha se kanë 17 objektiva.

Kollçaku tha se ende ka pa barazi në botë dhe se vendet e zhvilluara kanë obligim të u ndihmojnë vendeve që nuk janë të zhvilluara.

“Jemi të nderuar që jemi duke diskutuar për një ditë kaq të shënuar, siç e shihni jemi duke numëruar orët, minutat dhe sekondat e fundit kur do të regjistrohet qytetari i 8 miliardë në botë. Përkundër faktit që kemi një rritje të popullsisë, megjithatë viteve të fundit kjo rritje është shumë e ngadalshme. Kemi ende pabarazi në botë, sepse vende e zhvilluara kanë obligim që t’i ndihmojnë ato më të pazhvilluara, që të kemi një lloj barazie edhe pse është e vështir që të arrihet një barazi e plotë”.

“Në Kuvendin e Kosovës kemi Këshillin për Zhvillim të qëndrueshëm, që nga viti 2018 deputetët e kanë miratuar rezolutën në të cilën zotohen në formimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila përfshin 17 objektiva për zhvillim. Ne si Kosovë jemi zotuar që të gjithë legjislacion e gjitha strategjitë që do të miratohen do të kenë si synim që të harmonizohen me agjendën. Ne jemi të interesuar që e gjithë shoqëria të njoftohet me agjendën 20-30 dhe pastaj krahas zotimeve të merremi me realizimin e synimeve dhe me zbatimin e agjendës për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ajo.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA në Kosovë, tha se duhet që fokusi kryesor të jetë në resurset humane, në infrastrukturë dhe si ta ngrisim mirëqenien e popullatës.

“Fokusimi duhet të jetë në njerëz, në resurset humane, në infrastrukturë dhe si të ngrisim mirëqenien e popullatës si në botë ashtu edhe në Kosovë. Në këtë aspekt fokusi kryesorë duhet të jetë në qëndrueshmërinë”.

“Kemi zhvillime të mëdha në botë si në teknologji, globalizimi, mobilizimi, kemi kriza energjetike, të cilat të gjitha reflektojnë në këto ndryshime demografike. Zhvillimi ka të bëjë me investimin në kapitalin njerëzor dhe atë fizikë në infrastrukturë, teknologji, të cilat do të ndihmojnë vendet të rrisin produktivitetin”, tha ajo.

Avni Kastrati, drejtor i Departamentit për Statistika Sociale dhe të Popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës tha se martë parasysh që shkalla e fertilitetit Kosova nuk ka mundësi ta ripërtijë vetën.

“Kosova është duke kaluar më shpejt fazën e tranzicionit. Në aspektin global një popullsi për ta ripërtërirë veten në aspektin demografik duhet të ketë 2.1 shkallën e fertilitetit, riprodhim i thjeshtë. Ka diskutime që duhet të jetë 2.2 shkalla e fertilitetit, po një popullsi si Kosova për ta ripërtërirë vetën duhet shkallën e fertilitetit duhet ta ketë 2.1”.

“Nuk e kemi aftësinë për ta rigjeneruara vetveten që nënkupton, ne për t’u ripërtërirë duhet t’i kemi 2.1 fëmijë, secila femër e moshës  15 deri 49 më shumë se dy fëmije. Ne sot ku jemi nuk mundemi te riprodhojmë vetveten. Edhe Kosova nuk arrijnë ta ripërtërijë vetën”, tha ai.

Të ngjashme