Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha sot gjatë seancës së Kuvendit se klani Pronto po don ta shpall Vetëvendosjen në terroristë duke bërë mashtrime dhe manipulime të proceseve gjyqësore.
Konjufca tha se vetëm pak ditë pasi iu zgjat paraburgimi disa aktivistëve të VV-së, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni iu zgjat mandati, transmeton arbresh.info.
“Ky është vazhdim i luftës kundër VV-së me mjete të tjera, meqë nuk po mund të na luftojnë më argumente dhe fakte, tash me mashtrime dhe procese te ndryshme gjyqësore po duan të na shpallin terroristë. E kanë manipuluar policinë që të montoj prova të rrejshme ashtu që të sajohet fajtori. Vetëm një javë pasi aktivistët tanë u burgosën pasoi shpërblimi me zgjatje të mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni”, tha Konjufca.