Konjufca: Kosova e përkushtuar për paqe dhe integrim në institucionet evropiane

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe me synim integrimin në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.

Ai këto i ka thënë gjatë takimit njoftues me shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa Barbano, duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit të këtij misioni.

Të ngjashme