Konjufca: Lajmi për njohje nga Xhamajka ishte vetëm zotim ndërmjet ambasadorëve

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 13:38 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca, ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku shpalosi punën njëmujore, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit, Konjufca deklaroi se në takimet në Munich dhe Pragë është diskutuar që të arrihet një konsensus gjerë politik.

Derisa njoftoi se gjatë këtyre takimeve ka kundërshtuar që Miroslav Lajçak të bëhet emisar i veçantë ndërmjet Kosovës e Bosnjës e Hercegovinës.

“Dy herë në Munich dhe në Prag e kam takuar ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovakisë Lajçak u cili e ka marr letrën nga Borel si përfaqësues i dialogut. Ne ia bëmë me dijë se është më rëndësi për Kosovën të krijohet një konsensuse i gjerë”.

“Përflitej se do të caktohet si emisar për Boral për Kosovën e Bosnjën e Hercegovinën. Ne ia bëmë të qartë se kjo ndodhë pasi ai vjen nga një shtet mosnjohjes. Nuk pajtohemi që të përfshihet në një pako”, tha ai.

Ministri Konjufca theksoi se zbatimi i MSA-së është në një situatë të palakmueshme me një përqindje të ulët. Andaj premtoi se do t’i përshpejtojnë reformat për të bërë progres në këtë proces.

“Situata e MSA-në lënë për të dëshiruar ka qenë shumë e ngadalshme. Përqindja është e ulët andaj do t’i përshpejtojmë reformat që të vazhdojmë më faza tjera”, ka thënë ai.

Ministri Konjufca ka deklaruar se ka marrë vendimet e para te cilat kanë qenë shkeljeve brutale e eksplicite në raport me ligjin.

Sipas tij, 70% e diplomatëve janë të emëruar nga partitë politike, raporton EO.

“Nuk parashihet një mandat i dytë të shefave të posteve diplomatike. Të emëruarit si ambasadorë dhe shefave të e misioneve diplomatike. Sipas ligjit shërbejnë vetëm në një mandat dhe pas këtij përfundimi nuk parashihen si pjesë”.

“Kemi pasur shtatë raste, për të vendosur një ligjshmëri brenda ministrisë që janë eksplicite në raport me ligjin. Rezultati është shqetësues dje ndodhemi 70% janë të emëruar politik. Presim që të bëjmë 50/50 por këta kane qenë jashtë ligjor”, u shpreh ai.

Konjufca, deklaroi se lajmi për njohje nga Xhamajka ka qenë vetëm zotim ndërmjet ambasadorëve.

Andaj, Konjufca arsyetoj vendimin për ambasadoren Vlora Çitaku, e cila ka informuar presidentin.

“Presidenti ka marrë një lajm e që nuk është i vërtetë, siç është rasti i Xhamajkës. Në jemi të varur nga ambasadorët tanë”.

“E ajo ka qenë ambasadorja në ShBA e cila e ka kontaktuar presidentin dhe e kam shprehur më formë të urimit njohjen. Postimi i presidenti dhe falënderimi. E tërë ka qenë zotim mes ambasadorit”.

Të ngjashme